Majlinda Keta: Mandati i Ramës do të rrëzohet në gjykatë

Majlinda Keta: Mandati i Ramës do të rrëzohet në gjykatë

293
0
Shares

Hidhet për herë të parë idea për të shpallur të pavlefshëm mandatin e Edi Ramës përmes gjykatës.

Një prej ish-zyrtarëve të lartë të PS në vitet 2000, Majlinda thotë se mdanti i ramës mund të paditet në gjykatë duke patur si bazë ligjore vetë statutin e PS-së. Ajo tha se nëse gjendet qoftë edhe një socialist i vetëm, duhet të vërë në lëvizje gjykatën.

“Uroj që mes socialistëve të gjendet 1 i vetëm që ta çojë këtë çështje në Gjykatë dhe do të shohim se me çfarë shpejtësie vendi i kryetarit të partisë do shpallet vakant dhe hapet gara për konkurim ashtu siç e ka të shkruar Statuti i PS.

Kryesia dhe Asambleja Kombëtare e socialistëve janë shumë herë më përgjegjëse për këtë paradoks të organizimit dhe statutit që po ndodh në PS. Nuk ka si mos të ndodhë ndryshe ndërsa përbërja e tyre është një miksim interesash korruptive larg ideologjisë, programit dhe normave statutore të një partie të majtë.

Këto nuk janë përralla nga e kaluara, por janë tragji komedi të së sotmes ylberiane mavi të një partie që nuk ka asnjë precedent të tillë në të kaluarën e saj para 2005, as në qeverisje as në opozitë. Turp për të gjithë ato që me veprimin edhe mosveprimin e tyre e çuan demokracinë e brendshme të partisë në pika shumë më kritike sa nuk i gjen qasje në të majtën e Internacionales Socialiste”,- ka theksuar zonja Keta gjatë një interviste për gazetën sot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY