Kryeministri Rama, fushatë edhe kundër LSI-së

Kryeministri Rama, fushatë edhe kundër LSI-së

50
0
Shares

Kryeministri Rama përsëriti sërish sot nevojën që ka PS për t’u dyfishuar pasi sipas tij vetëm në këtë numër PS mund të përballojë bllokun antireformë.

Edhe pse qeveria e tij në përbërje të së cilës është LSI dhe PDIU, ka më shumë se dy të tretat e votave, Rama sërish ndjehet i pasigurtë me aleatët që ka.

Kryeministri mban qeverinë me mazhorancën më të fortë që nga viti 1997 por ndërkohë ka identifikuar një bllok kundër tij. Ai nuk e thotë por kur flet për këtë bllok ka parasysh edhe LSI-në e cila ka qënë kritike për rezultatet e ekonomike që ka arritur qeveria.

Ai i ka cilësuar bllok anti-reformë të gjithë ata që përpiqen të hedhin baltë mbi mundin e reformave që po ndërmerr qeveria.

“PS po bën çmos të bëjë reforma rrënjësore. Sot ka nevojë të dyfishojë anëtarësinë e saj për të forcuar edhe më tepër reformat, sepse reformat kanë krijuar një front kundërshtie që kanë mbledhur forca të ndryshme, individë të ndryshëm kundër reformave dhe ky front kundërshtie që udhëhiqet nga qeveria e vjetër ka synimin e të qartë të deformojë të vërtetën duke abuzuar nga vështirësitë, të spekullojë dhe sajojë gjëra të paqenë shifra të pavërteta për tu thënë njerëzve se reformat po sjellin dëme të mëdha”, tha Rama edhe sot gjatë një takimi me socialistët në Tiranë.

E njëjta nevojë e Kryeministrit është shfaqur edhe në Berat dhe Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY