Hajdarmataj: Gjendje dramatike në fshatrat e Tropojës, braktisje nga shteti

Hajdarmataj: Gjendje dramatike në fshatrat e Tropojës, braktisje nga shteti

59
0
Shares

Deputetja Hajdarmataj takohet me familje në skamje, jashtë ndihmës ekonomike, me banesa të prishura dhe pamundësi për të paguar energjinë

Në Tropojë dhe fshatrat përreth, m​e dhjetra familje të kthyera nga azili vuajnë krizën e rëndë ekonomike, papunësinë dhe banesat e dëmtuara nga reshjet e këtij dimri.

Në fshatrat Babinë, Margegaj, Bujan, e zona të tjera, deputetja e Tropojës Mimoza Hajdarmataj takoi banorët, të cilët i shprehën asaj shqetësimin e madh për heqjen nga lista e ndihmës ekonomike dhe braktisjen e emergjencave civile për ti ardhur në ndihmë me banesat e dëmtuara.

Në familjen e Ibrahim Haxhiaj dhe Astrit Sulaj gratë e këtyre familjeve u shprehën se mungesa e kushteve të strehimit, shoqëruar dhe nga kufizimet e energjisë po rrezikojnë jetën e fëmijëve dhe të moshuarve në kushtet e një dimri të ashpër.

Nënat e këtyre familjeve i thanë deputetetes Hajdarmataj se nuk marrin asnjë përkrahje dhe ndihmë nga qeveria ndërkohë që kryefamiljarët që po kthehen nga azili, po përballen me papunësinë dhe mungesën e të ardhurave. Nga ana tjetër, me dhjetra familje e kanë të pamundur përballimin e çmimeve afrofe të energjisë elektrike.

Zonja Hajdarmataj i bëri apel Shërbimit social, Emergjencave Civile, Ministrisë së Energjetikës, që të mbështesin me masa konkrete dhe skema lehtësimi për energjinë, familjet e pamundura ekonomikisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY