Artan Fuga: Pasi u kanë vrarë rininë i shpallin si shenjt

Artan Fuga: Pasi u kanë vrarë rininë i shpallin si shenjt

78
0
Shares

“Po mirë mo mirë, po si është e mundur mo që arsimi i mesëm nuk u mëson nxënësve :

një fjalë mo ose një fjali në greqishte të vjetër apo në latinisht mo!

Po si nuk u mëson autorë të sotëm në filozofi, sociologji, psikanalizë, etj, mo!

Po si nuk mëson muzikën, operan, teatrin botëror mo!

Po as pasuritë kulturore arkeologjike të Shqipërisë mo! Nuk dallojnë dot një banjë publike nga një teatër antik mo!

Po si është e mundur mo të mos dinë nxënësit se nga dallon një fe nga një tjetër mo, pa le të kenë lexuar historinë e kulturës, fesë dhe shkencës!

Po logjikë fillestare, atë të Aristotelit si nuk u mëson mo!

Po teknologjitë e reja si nuk jep dije për to?

Po letërsinë e sotme botërore si nuk ua mëson mo!

Po nuk dinë një emër filozofi, romancieri, piktori të gjallë mo. I dinë të gjithë të vdekur mo!

Po si nuk kemi turp mo!

Po çfarë them unë? Nuk ka një top të vërtetë basketbolli ta gjuash në një kosh me rrjetë mo! Lëre pingpongun, tenisin, notin, baletin në akull, judon, alpinizimin, ëarterpolin, çiklizmin, kush ua mëson ?

Po turp mo turp nuk kemi!

E mi nxjerrin fytyrat nëpër stacione autobuzi për efekte elektorale, fytyrat e viktimave që pasi u kanë vrarë rininë i shpallin si të shenjt!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY