PD mbështet protestat e bluzave të bardha

PD mbështet protestat e bluzave të bardha

66
0
Shares

Nënkryetari i Departamentit për Shëndetin i Partisë Demokratike, Gazmend Kolluzi, ka akuzuar sot ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj se po shkarkon dhjetëra mjekë profesionist pa kryer asnjë studim mbi shkurtimin e personelit mjekësor.
Sipas tij këto shkurtime pa transparencë, në rang vendi, kanë vetëm një interes, nxjerrjen e parave që i duhen t’i ndajë për koncesionet qindra-miliona euroshe për miqtë e tij dhe të Edi Ramës.
PD dënon këto masa skandaloze dhe jo vetëm mbështet por nxit protestën e infermiereve dhe personelit mjekesor kundër padrejtësisë së dyshes Rama- Beqaj.
PD ka premtuar përmes kësaj deklaratë se këta profesionistë do të rifitojnë dinjitetin duke u rikthyer në detyrë sapo qytetarët t’i japin demokratëve përgjegjësinë e drejtimit të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY