Grabiste të moshuarit, ekstradohet në Itali 30 vjeçari shqiptar

Grabiste të moshuarit, ekstradohet në Itali 30 vjeçari shqiptar

69
0
Shares

Një 30-vjeçar nga shqiperia është ekstraduar nga Franca për në Itali, pasi kishte mbi katër vjet që kërkohej nga drejtësia e vendit fqinj, i dyshuar si kryetar i një bande të organizuar grabitësish. Ai është shtetasi Mariglen Hasko, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për më shumë se 100 grabitje ndaj moshave të treta.

Mariglen Hasko kishte një grup kriminal që vidhte banesat e të moshuarve në Xhenoa dhe Milano. Ai ka marrë pjesë dhe ka organizuar një sërë grabitjesh, kryesisht ndaj të moshuarve. Në një nga grabitjet e fundit, ai mori peng një të moshuar, e dhunoi ate duke e lënë në gjendje të rëndë. Megjithatë, ai arriti t’i shpëtonte policisë, duke u arratisur në Francë. Atje, ai nisi zanatin e vjetër, duke grabitur dhe vjedhur shtëpi të pasurish në rrethinat e Parisit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY