Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij të parë, para anëtarëve të rinj të PS-së së Durrësit, me të dhënat e djeshme të “Standard & Poor’s”. Por nga “dëshira” për ta evidentuar këtë fakt, nuk bëri mirë “lidhjen”, ndërsa artikuloi se, “Sot është një ditë e mirë sepse dje ‘Standard & Poor’s’ ndryshoi pikëzimin për ekonominë e Shqipërisë duke e ngjitur në B+”.
Në këtë artikulim Rama nuk përmendi se ky klasifikim është një parashikim për pritshmërinë deri në vitin 2019 dhe jo një vlerësim për gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare.
Më pas kryeministri Edi Rama “mori në mbrojtje” “mikpritjen e spitaleve” dhe “shëndetësinë falas”, pse jo edhe “dëshirën” e gjithsecilit kur ndalohet sot tani nga polica, apo “qejfin” e madh të gjobitjes së deputetëve e ministrave sot nga polica…, sigurisht deklarata këto si “qoka” ndaj ministrave të vënë në shënjestër për afera korruptive e kriminale, respektivisht Ilir Beqaj e Saimir Tahiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/