Drejt mbylljes dosjet për krimet kibernetike

Drejt mbylljes dosjet për krimet kibernetike

65
0
Shares

Dështojnë dosjet penale për krimet kibernetike në Shqipëri për shkak të problemeve në laboratorin e policisë shkencore.
ABC News ka mësuar se Prokuroria po mbyll qindra dosje penale, edhe me persona nën hetim për krime të ndryshme kibernetike, për shkak të mungesës së ekspertëve në laboratorin e policisë shkencore dhe bazës logjistike. Burimet thonë se janë qindra dosje penale, që presin vetëm akt-ekspertizat e laboratorit të policisë shkencore por që vonesat e kryerjes së këtyre ekzaminimeve po çojnë në pushim të hetimeve penale.
Sipas prokurorisë, prej muajsh laboratori i Policisë nuk kthen përgjigje për ekspertime të cilat janë dërguar për t’u kryer. Ka raste, thonë prokurorët që deri në 2 vite ka dosje që pret vetëm kryerja e akt-ekspertizës së laboratorit, por që për mungesë të këtij ekzaminim dosjet po pushohen pasi po kalojnë të gjitha afatet hetimore. Dosjet për të cilat prokurorët thonë se janë të detyruar ti pushojnë kanë të bëjnë me mashtrimet kompjuterike, ndërhyrjet në rrjetet kompjuterike apo edhe në shumë raste të vjedhjes me anë të kartave të klonuara bankare.
Ky shqetësim është ngritur dhe përsëritur edhe nga kryeprokruori Adriatik Llalla në takimet e hapura dhe mbyllura me mediat. Shqetësim që i është bërë të ditur edhe vetë ministrit të Brendshëm në takimet e ndryshme, por që nuk ka ndryshuar asgjë në laborator. Edhe vetë drejtori i këtij institucioni, Dritan Zoto në një letër drejtuar eprorëve të tij, shpreh shqetësimin e mungesës së ekspertëve, materialeve elementare për rastet e tilla dhe përsëri asgjë nuk ka ndryshuar. Në letrën që ABC News e ka siguruar ndër të tjera thuhet se vetëm për vitin 2015 në laborator janë dërguar rreth 1500 vendime ekspertime por që qindra prej tyre nuk kanë përfunduar për shkak të mungesave materiale. Drejtori Zoto thotë se laboratori ka vetëm 3 specialistë në gjendje për kryerjen e këtyre ekzaminimeve që është një numër shumë i vogël në krahasim me ekspertizat që duhen kryer. Ai gjithashtu thotë se ka mungesë të hardisqeve dhe ata pak që i disponon laboratori janë të mbushur dhe po punohet me hard-disqe personal të ekspertëve apo USB të marr nga shtëpia. Kjo gjendje vazhdon edhe sot, pasi ministria e brendshme, thonë burimet nga prokuroria, nuk e sheh të arsyeshme të investojë në laboratorin e policisë shkencore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY