BEN BLUSHI/ Edi Rama më bën për të qeshur

BEN BLUSHI/ Edi Rama më bën për të qeshur

156
0
Shares

Pashe Edi Ramen ne Durres dhe per hir te se vertetes nuk mu dhimbs, por me beri per te qeshur. Nuk mu dhimbs sepse pervec frikes se vet asgje nuk e detyron te duket kaq qesharak, kaq i mjere dhe kaq i vjeter.
Socialisteve te thirrur ne Durres u foli edhe per krizen e refugjateve ne Gjermani edhe per standardin e Standart and Poor edhe per numrin e varfer te vrasjeve, por serish nuk u tha nese kane apo jo te drejte te votojne per kryetarin e partise se tyre.
Fakti qe ata nuk pyeten nese do kete zgjedhje nuk deshmon dobesine e tyre dhe une i mirekuptoj.
Ata nuk ishin thirrur ne nje mbledhje partije por ne nje teater dhe teater ku spektatoret flasin nuk ka dhe nuk mund te kete.
Takimi i Durresit sot, i Beratit dje dhe neser i Elbasanit, Korces apo Shkodres nuk ishte nje takim, ishte fushate kunder nje njeriu.
Edi Rama detyroi bashkine e Durresit te mbushte Pallatin e Sportit me karrige dhe me nenpunes ne fushaten e Edi Rames per te mos bere zgjedhje ne Partine Socialiste.
Per fatkeqesine e vet Edi Rama sot eshte kandidati me unik ne bote. Ky eshte edhe me i cuditshem se kandidati i romanit tim i cili fitoi zgjedhjet pasi kishte vdekur por jo per fajin e tij, sepse ai nuk vdiq me deshire.
Edi Rama eshte edhe me keq se kaq, sepse duke qene shendoshe e mire, eshte pergjegjes per vendimet e veta.
Ky kandidat po ben fushate per te mos u zgjedhur. A ka njeri ne bote qe del ne fushate per te bindur njerezit se nuk duhet te zgjidhet?A ka kandidat qe kandidon per te mos kandiduar?
Fatkeqesisht ka nje. Ky quhet Edi Rama. Eshte shqiptar. Eshte kryeministri i Shqiperise. Do hyje ne manualet e historise politike te botes si njeriu qe beri fushate per te mos u votuar. Ai ka dale neper Shqiperi dhe i thote socialisteve:mos votoni. Kush do te votoje nuk mund te votoje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY