107 vjeçarja: Po vazhdoj të jetoj gjatë sepse lash duhanin në moshën...

107 vjeçarja: Po vazhdoj të jetoj gjatë sepse lash duhanin në moshën 102 vjeçare

68
0
Shares

Një grua 107 vjeçare është shprehur se sekreti i jetëgjatësisë së saj është se ka hequr dorë nga pirja e duhanit në moshën 102 vjeçare.

Muriel Froomberg, la duhanin pesë vite më parë që të jetonte edhe pak më shumë në mënyrë që të shihte stër-stër nipërit e saj duke u rritur, transmeton Klan Kosova.
Froomberg e ka konsumuar cigaren për 90 vjet dhe çdo ditë ka pirë nga 40 sosh.

Por stër-stër gjyshja Muriel ka thënë se sekreti për jetëgjatësinë e saj është se ajo dite kur duhet të heq dorë nga ky ves i keq.

Kur gruaja e djalit të saj, Barbara Froomber, 81 vjeçare i kisthe thënë asaj që ta linte duhanin ajo i’a kishte kthyer: “Jo, sepse nuk e di kur do të më nevojiten prapë”.

107 vjeçarja tregoi se ka filluar të pijë duhan në moshën 16 vjeçare dhe nëse llogaritet koha sa e ka pirë atëherë del se stër-stër gjyshja ka pirë rreth 1.3 milionë cigare gjatë gjithë jetës së saj.

Muriel që është nga Londra të hënën e ka festuar ditëlindjen e saj të 107-të dhe si çdo ditëlindje e saj edhe kjo ishte me plotë stil – një vizitë tek parukieri dhe një drekë në një prej restoranteve më luksoze, informon express.

Por ajo nuk ka hequr dorë tërësisht nga “veset e këqija” – sepse ajo vazhdon të pijë rreth një shishe uiski në javë.

Ajo ka lindur në një familje hebrenje në vitin 1909 dhe ka tre fëmijë, pesë nipër, 12 stër nipër dhe 3 stër-stër nipër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY