Ish-Kryeministri Berisha i është përgjigjur dje akuzave të Blushit për mungesëne demokracisë në PD sa kohë drejtohej nga Berisha por edhe cështjeve të tjera të debatuara dje mes tyre në Parlament.
“Me Blushin kam njohje të vjetër, dhe në çdo rrethanë, unë disa anë të tij i vlerësoj. Vlerësoj publicistikën e tij, por në politikë, nuk duhet të citoj veten time, por nuk mund të le pa e theksuar çfarë është Blushi në politikë. Blushi në politikë është tradhëtar kongenital, që ‘edhe po s’pati njeri për të tradhëtuar, tradhëton vetën e tij’. A mund t’ja presi njëriut mëndja që unë të bëj unë avokatin e dikujt që tradhëton veten e vet? Kurrë! Harroje ti që unë shpenzoj qoftë dhe një çerek fjale të vetme të të dalë zot ty në politik, sepse po të bësh një akt të tillë atëherë ti bën një marrëzi të vërtetë. Blush, ti je një tradhëtar kongjenital, dhe kur nuk ke njëri tjetër kë të tradhëtosh, tradhëton vetë Blushin, por kjo është puna jote.
Tani po ndalem te dy çështje të tjera. Ti përmënde disa marrëdhënie ndërshtetërore në vitet 1990 me Greqinë e më pas me Turqinë. Gabove. Unë nuk e di a gënjeve me dashje apo pa dashje. Fole për Greqinë. Harrove se asokohe marrëdhëniet me Greqine kane ne histori dhe një akt terrorist në Peshkëpi. Por une kam qënë dhe mbetem i vendosur per te punuar dhe per te ndertuar marrëdhënie miqesore me kete vend dhe nga ato marrëdhënie arrit u kalua tek Traktati i Miqësisë dhe i Bashkëpunimit qe u firmos ne Tirane, u ndërtua tullë pas tulle, përpjekje pas përpjekje dhe u arrit në një Traktat Miqësie, të cilin sot pas mbi 20 vitesh, këta autorët e zero problemeve, e nxorën më në fund dhe e cituan dhe thanë se do të jetë bazë për marrëdhëniet midis dy vendeve tona por do i bëjmë edhe amendime. Me Greqine ka një seri problemesh, me fqinjët gjithnjë krijohen probleme por është në detyrën e diplomacisë dhe politikës shqiptare të përpiqet me seriozitetin më të madh për të zgjidhur problemet dhe jo për ti mohuar ato per të thënë kemi zero probleme.
Përsa i përket presidentit të Turqisë, qe ju thoni se paskërka thënë se une i kam premtuar atij votën në OKB për rezolutën per Palestinën. Unë personalisht nuk kam dëgjuar kurrë që ai ka thënë se i kam premtuar, nëse e ka thënë një gjë te tillë atëherë ai ka thënë një të pavërtetë të madhe. Tani po ju them, meqë e doni. Kam patur gjysëm ore bisedë telefonike me të dhe i kam thënë se “unë nuk e bëj Shqipërinë shtojcë në politikën e Lindjes së Mesme të Turqisë. Shqipëria në Lindjen e Mesme do ndjekë linjën e SHBA. Në mënyrë të prerë. Turqia është një vend mik, por po të vijë puna për Lindjen e Mesme, do të votoj politikën e SHBA”. Dhe jo vetem per problemet e Lindjes se Mesme por për problemet e sigurisë ne tërësi Shqipëria do votojë politiken e SHBA. Po të shkosh në OKB do të shohësh se Sali Berisha është njeri nga tre nga kryeministrat dhe dhe kryetaret e shtetit që deklaruan votën haptaz kundër rezolutës për Palestinën. Kur më mori pas dy vitesh presidenti i Turqisë që ishte kryeministër, i thashë nuk ndryshoj qëndrim sepse unë në Lindjen e Mesme kam ndjekur dhe do ndjekë politikën që do ndjekin SHBA.
Kemal Ataturk ka lënë një postulat, i cili i thoshte Turqisë “asnjë përzierje në Lindjen e Mesme”. Kohërat kanë ndryshuar dhe ato nuk janë profeci por përsëri e them këtu, me gjithë respektin tim të palëkundur per Presidentin Erdogan dhe vendin e tije se Lindja e Mesme është një problem shumë serioz.
Unë jam për marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, sikundër jam për marrëdhënie shumë të mira me Greqinë, me Italinë, Serbinë dhe të gjitha vendet fqinje, por gjithnje mardhanjet me fqinjet ndërtohen mbi një bazë atë të zgjidhjes së problemeve, jo mbi bazën e poshtërimit dhe servilizmit, siç beri ky duke ndaluar simbolet e Kosovës në Shqipëri ne rastin e ndeshjes me Serbine në Elbasan Arena.
Përsa i përket qëndrimit tim, meqë thua mos u përziej ne punet e Partise Socialiste dua të pranoj, se kryetarët e partive nuk janë nuk i perkasin botës se engjëjve, mos kërkoni të jenë engjëj, as unë nuk është se kam qenë engjëll. Por kurrë ndonjëherë s’më ka shkuar ndërmend kurrë të pengoj një njeri në garë. Kam patur fatin që bashkëpunëtorët e mi të kenë garuar, ka patur raste që edhe nuk kanë garuar. Kryesia e partisë kishte rregull që i caktonte kandidatin rival, në fund hoqi dorë nga ky rregull. Ku qëndroj unë?Cili esht qendrimi im. Nuk mundem kurrë të imagjinoj që një kryetar partie në një vend të lirë të thotë se ‘unë nuk pranoj garën’ dhe se ‘nuk lejoj kandidat rival’. Kurrë.
Dhe së fundi, Blush ki kujdes se çdo njëri mund të bjerë në momentin e mjerimit, por të citosh vrasësin Izet Haxhia këtu, i cili me dëshmi të Sali Berishës, ai dhe i vëllai, është dënuar 25 vjet burg. Ti (i drejtohet Blushit) e citove atë këtu, që tani e citon Edi Rama gjithë ditën me Dabullët, e citon Mjero Baze “mister këllira” me të tjetrë. Por e çove veten në atë derexhe, më duhet të të them se mjerë gara se kush e pretendon”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/