PD mbështet protestën e avokatëve: Rama po ju rrënon

PD mbështet protestën e avokatëve: Rama po ju rrënon

40
0
Shares

Partia Demokratike e konsideron të drejtë protestën e avokatëve ne gjithë Shqipërine dhe mbështet kërkesat e tyre, si të ligjshme e kushtetuese, deklaroi sot deputeti i PD dhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.

Vendimi i qeverisë për të caktuar ajo pagën minimale të avokatëve sjell rritjen disa herë të barrës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore, cka është arbitrare, armiqësore, dhe në kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit.

Kjo barrë që Edi Rama ka vënë mbi profesionistët e lirë, është rrënuese per mbi 3000 avokatë efektive por veçanërisht mbi avokatët e rinj që sapo kanë nisur punën, çka e bën të pamundur për ta ushtrimin e profesionit.

Rritja e detyrimit per sigurimin shoqëror e shëndetësor deri në 4 herë më shumë, do të bëjë që 60% avokatëve të paguajnë deri në 300 mijë lekë në muaj sigurime, ndërsa 40% deri në 250 mijë lekë në muaj, pavarësisht nëse kanë pasur ose jo të ardhura. Caktimi i pagës për profesionet e lira, që nuk kanë lidhje me shtetin, është e drejtë e tyre kushtetutese.

Kjo masë tinzare dhe arbitrare e qeverisë, tregon urrejtjen e Edi Ramës për shtresën e mesme të shoqërisë dhe prek 23 profesione të lira, si avokatët, inxhinierët, dentistët, mjekët, dhe të gjithe profesionet e tjera ditë pas dite.

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e profesioneve të lira dhe i inkurajon avokatet, si njerëz të ligjit, që të mbrojnë të parët të drejtat kushtetutese, për vete dhe profesionet e tjera të lira në Shqipëri, inkurajon ata të shkojnë deri në mosbindje civile, përballë kësaj qeveria e kryeministri që nuk sheh dhe nuk dëgjon kërkesat dhe shqetësimet e tyre”, deklaroi deputeti Eduard Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY