PD detyron Ramën e Metën të takohen te Vila 30 për Byronë...

PD detyron Ramën e Metën të takohen te Vila 30 për Byronë Kombëtare të Hetimit

103
0
Shares

Reagimet e ditëve të fundit të opozitës për Byronë Kombëtare ët Hetimit, kanë “vënë në lëvizje” mazhorancën. Për pasojë, një tjetër takim te Vila 30 sapo ka filluar midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, të shoqëruar nga “shpurat” e tyre. Edi Rama shoqërohet nga Gramoz Ruci dhe ministrat Saimir Tahiri dhe Arben Ahmetaj ndërsa Ilir Meta nga Spartak Braho, Petrit vasali dhe mistri Edmond Panariti.
Aleatët do të ulen përballë njëri-tjetrit për të diskutuar qëndrimin final, për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit i kujtoi kërkesës së përsëritur të opozitës, 12 marsin, koha kur Komisioni i Venecias do të sjellë raportin final për ndryshimet kushtetuese, pjesë e të cilit është Byroja Kombëtare e Hetimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY