E veja i diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxha do të japë të hënë që vjen intervistën e fundit të saj në emisonin e Rudina Xhungës, “Dritare” në Vizion Plus.
Sipas gazetares Xhunga, intervista e lamtumirës së gruas së Enver Hoxhës, që vendos për herë të parë, të tregojë 95 vitet e saj dhe sidomos vitet kaluar me të shoqin, që nga njohja, propozimi, martesa, jeta bashkëshortore dhe puna e përbashkët, deri te momenti, kur vdiq pranë saj, shumica detaje intime të panjohura.
Kur zonja Hoxha tregon për karakterin e të shoqit, pohon se gjëja që urrente më shumë, ishin borxhet:
“E kishte në gjak zakonin e Gjirokastrës, borxhin nuk e donte, e dinte që borxhi të bënte skllav. Edhe për Titon ashtu thoshte. Kosovarët kanë bërë kaq borxhe me të, madje ata kanë thënë, qan fëmija në bark të nënës, pra kur do t’i paguajnë këto borxhe.”
Ndërsa kur tregon për dosjet e punës, që sillte në shtëpi, Nexhmije Hoxha, veçon dy prej tyre, njëra prej të cilave lidhej me hidrocentralin e Skavicës.
“Ishte i vetmi që organizonte tërë sistemin hidroenergjetik dhe Enveri shikonte edhe anën politike. Peshkopia që kishte tokat më të shëndetshme dhe më të mira, mbytej në ujë. Çfarë do ndodhte me këtë popullsi tradicionalisht të pasur, të mirë, shumë punëtore? Dhe së dyti, kufiri me Jugosllavinë. Në fakt, ai hidrocentral nuk u bë për arsye financiare, më pas. Kur u fol më vonë për këtë ngjarje, unë mora Farudin Hoxhën dhe i thashë; mban mend sa është diskutuar për këtë gjë? Tani dëgjoj që po diskutohet përsëri, shumë, për Skavicën”, thotë e veja e diktatorit e cila në fakt qeverisi vendin pas sëmundjes së Enverit që nisi që nga viti 1975.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/