Policia po vijon nga puna për zbardhjen e masakrës që ndodhi mbrëmjen e 3 shkurtit në Elbasan duke shoqëruar 19 persona gjatë ditës së djeshme dhe kontrolluar 16 banesa.
Gjatë gjithë ditës së djeshme, ka vijuar krehja e zonës për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale që do shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes.
Një grup ekspertësh po vijojnë kqyrjen e kamerave të sigurisë , të sekuestruara në një sërë lokalesh e biznesesh që mund të ndihmojnë në identifikimin e automjetit që kanë lëvizur autorët.
Njëkohësisht forcat speciale Renea e FNSH edhe gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës kanë vijuar kontrollet e banesave dhe shoqërimin për tu marrë në pyetje të personave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Në këtë kuadër, gjatë orëve të vona të natës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kontrolluar 16 banesa në gjithë qarkun e Elbasanit.
Janë shoqëruar për verifikim 19 persona.
Janë kontrolluar 13 mjete të dyshuara si automjeti që mund të kenë përdorur autorët e krimit.
Vijon puna me intensitet të lartë për zbardhjen e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/