MASAKRA NË ELBASAN/ Reagon familja Mema: Mbiemri ynë i keqpërdorur, strukturat të...

MASAKRA NË ELBASAN/ Reagon familja Mema: Mbiemri ynë i keqpërdorur, strukturat të zbardhin ngjarjen

61
0
Shares

Familja Mema, e përfolur ditët e fundit për konfliktin me familjen Çapja, ka reaguar sot publikisht, për aludimet mediatike për lidhjet e saj me masakrën me 3 të vrarë dhe 8 të plagosur të dy netëve më parë në Elbasan.
Nga Italia, familja Mema kërkon që autoritetet të punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe mediat t’u referohen burimeve zyrtare dhe të mos aludojnë për gjëra që nuk janë.
“Mbiemri ynë është keqpërdorur nga ana e medias dhe veçanërisht nga shtypi shkruar. Ne jemi larg kësaj ngjarje dhe këtij konflikti që po përflitet. Qyteti i Elbasanit na njeh se cilët jemi dhe i kërkojmë medieve që ti referohen vetëm burimeve zyrtare dhe burimeve të tjera të konfirmuara pasi aludohet për lidhje familjare që nuk ekzistojnë. Gjithashtu i kërkojmë strukturave shtetërore që të vazhdojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”, është reagimi i familjes Mema.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY