“Korrupsioni Rama-Syzer, gjendet projekti që fshehu qeveria”

“Korrupsioni Rama-Syzer, gjendet projekti që fshehu qeveria”

45
0
Shares

Të kapur në mashtrim, paligjshmëri e korrupsion me aferën Skavica, qeveritarët kundërshtojnë njëri tjetrin, ose më sakte njëra palë i kundërvihet palës tjetër, tha sot në një deklaratë për mediat Sekretari Organizativ i PD, Enno Bozdo.

eno bozdo em shqiperia

“Dje Gjiknuri doli kundër Rames. Opinioni publik e pa qartë aferën korruptive që kjo qeveri donte të ndërmerrte me Skavicen, pasurinë më të madhe të shqiptarëve.

Si rezultat i denoncimeve të Partisë Demokratike dhe presionit publik, qeveria u tërhoq dhe pranoi më në fund se ajo ka në dispozicion një studim profesionist të vitit 2009.

Ky studim percakton qartë cili është opsioni më i mirë për të ndërtuar Skavicen, në dobi të interesit publik.

Në këto kushte, e gjithë procedura e marrjes ne konsiderate të studimit të kompanisë Syzer dhe dhënia e bonusit kësaj kompanie, pa transparencë por si rezultat i bisedimeve sekrete, del qarte që është një korrupsion i pastër.

Përse Rama pranoi, dhe i dha bonus studimit të Syzer mbi Skavicen, duke e paracaktuar si fituese, kur kishte ne dispozicion një studim profesional që prej vitit 2009?

Përse qeveria detyrohet tashme të pranojë se ekziston një studim i tillë, kur e kishte dhe e mbajti të fshehur, për të vazhduar me aferën e saj?

Si është e mundur që Rama pranoi një ofertë nga kompania Syzer, ndërsa studimi i plotë për Skavicen ishte ne sirtarin e ministrit Gjiknuri?

A e dinte Rama se Gjiknuri kishte ne dispozicion nje studim te mirefillte? Nqs po, perse ndermorri bisedime te fshehta me Syzer?

A e dinte Rama se eshte e paligjshme te pranosh nje propozim të pakërkuar, kur qeveria ka në dispozicion një studim të mirefillte?

Ne këto kushte, Partia Demokratike kërkon të shfuqizohet Vendimi që i ka dhënë bonus prej 8 pikesh klompanise Syzer.

Kerkojmë një hetim administrativ të mirëfillte, për të zbardhur këtë aferë korruptive.

Ministri Gjiknuri duhet të mbaje përgjegjësi për fshehjen e studimit mbi Skavicën.

Asnjë pazar me Skavicën nuk do të pranohet”, përfundoi deklaratën Enno Bozdo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY