Foto Ilustruese
Një operacion i koduar me emrin e një vere, ka sekuestruar në Durrës, mijëra litra pije alkoolike, të prodhuara pa licencë.
Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së informalitetit, pas një hetimi dy mujor, falë operacionit të koduar “Shardone”, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 45-vjeçarit Astrit Kalushi, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij personi u bë sepse ambientet e katit të parë të banesës së tij, i kishte përshtatur për ushtrim aktiviteti të palicencuar, të prodhimit të pijeve alkoolike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Fshehje e te ardhurave” dhe “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar në nenet 180 dhe 288/a të Kodit Penal.
Arrestuar
Astrit Kalushi, banues në Durrës.
Sekuestruar
• Të gjitha pajisjet e ushtrimit të aktivitetit të cilat kapin vlerën rreth 10.000 €;
• Sasinë prej 17.500 litra verë të kuqe dhe të bardhë;
• 200 litra raki;
• 10.000 litra lëndë të fermentuar e gatshme për prodhim pije alkoolike raki.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/