DETAJET/ Ishin vrasës me pagesë!

DETAJET/ Ishin vrasës me pagesë!

63
0
Shares

Pothuajse mungon cdo provë për përfshirjen e drejtëpërdrejtë të familjes Memaj në masakrën kundër Capajve. Kjo ka cuar në vëmendje më të madhe të hetuesve në pistën e vrasjes së porositur.

Të dhënat nga vendi i ngjarjes dhe mënyra se si është kryer atentati ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë flasin për profesionistë në vrasje.

Burimet nga grupi hetimor thanë se nga kamerat e sigurisë vihet re se autorët kishin studiuar më parë terrenin dhe para lokalit kanë shkuar me kapuça që kamerat të mos kapin fytyrat e tyre.

Po ashtu, makina nuk është afruar te kamerat që të mos administrohen të dhëna identifikuese për të.

Ndërkohë, pas krimit, autorët kanë hedhur armët, në të cilat nuk janë gjetur gjurmë, duke sjellë kështu një sërë faktorësh që të çojnë të mendojnë se ata janë vrasës profesionistë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY