Basha: Të votojmë Byronë sipas amerikanëve, s’mund ta drejtojë Ministri

Basha: Të votojmë Byronë sipas amerikanëve, s’mund ta drejtojë Ministri

54
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri të ditur se drafti i dakordësuar nga palët për Byronë Kombëtare të Hetimit është bërë nga ekspertët amerikanë dhe në bazë të rekomandimeve të Venecias.

Në një dalje për mediat, një ditë pas debatit të zhvilluar në Kuvend kreu i demokratëve thotë se Edi Rama ka frikë nga hetimi i korrupsionit në nivele të larta. Ai ka kërkuar që Rama të sjellë sa më parë draftin në Kuvend.

Më tej Basha tha se Byroja e Hetimit, është një task-force permanente, një instrument i përhershëm i prokurorisë për të hetuar korrupsionin tek zyrtarët e lartë. Sipas Bashës, drafti është rakorduar, ka qartësuar çdo dilemë. Por sipas Kryetarit te PD qëllimi i Ramës është ta lërë Byronë në varësi të Ministrisë së Brendshme

“Drafti është parë edhe nga Komisioni i Venecias. Është bërë sipas sugjerimeve të ekspertëve amerikanë. Ne shprehim gadishmërinë tonë për ta votuar në Kuvend dhe nisjes pa vonesë të hetimit të zyrtarëve të lartë. Qëllimi i Ramës është ta lërë Byronë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Kjo është e papranueshme për këtë qeveri sot dhe për qeverinë time nesër. Projektin e Ramës e ka rrëzuar edhe Gjykata Kushtetuese. Të gjithë e dini që nuk kemi vota ta kalojmë këtë nismë në parlamentin aktual. As qeveria Rama sot, e as e imja nesër nuk duhet të kenë gisht në Byronë Kombëtare të Hetimit, po tua delegojmë autoriteteve që Kushtetuta i ka besuar hetimin dhe në këtë rast një grupi me trajnim të posaçëm”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY