Amerikanet, “trainim” ne Parlament per dekriminalizimin

Amerikanet, “trainim” ne Parlament per dekriminalizimin

53
0
Shares

Me kërkesë të kryetarit të Komisionit të Dekriminalizimit, Oerd Bylykbashi, ekspertë të ambasades së SHBA bënë sot një prezantim të praktikave më të mira ligjore të përdorura nga agjensitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të verifikuar figurën e ‎politikanëve dhe zyrtarëve shtetërorë.

Në “trainim” ishte edhe ambasadori amerikan Donald Lu si dhe përfaqësues të PD Oerd Bylykbashi, PS Taulant Balla, LSI Luan Rama.

Prezantimi i sotëm është një ndihmë e çmuar në punën që po bëhet për përgaditjen e akteve nënligjore për zbatimin e plote dhe rigoroz të ligjit të Dekriminalizimit, dhe është tregues i qartë i vemendjes dhe interesit që SHBA tregojne për një zbatim të suksesshem të ketij ligji të rëndësishëm, dhe pastrimit të politikës dhe institucioneve nga individet me rekorde kriminale që janë zgjedhur apo emëruar në funksione publike.

Partia Demokratike nëpërmjet një konference për shtyp falenderon Ambasadorin Lu dhe ambasadën e SHBA për asistencen dhe mbështetjen në këtë proces të rendësishëm dhe konfirmon angazhimin për ta çuar deri në fund procesin e dekriminalizimit qe ajo nisi më shumë se dy vjet më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY