Skema e masakrës në Elbasan

Skema e masakrës në Elbasan

58
0
Shares

Abc news ka përpiluar një skemë të atentatit që ndodhi mbrëmë në Elbasan me pasojë 3 të vrarë dhe 8 të plagosur nga të cilët 4 në gjendje të rëndë.

Sipas skemës së ndërtuar mbi të dhënat që janë mbledhur deri tani nga policia hetimore, dy persona dyshohet se kanë qenë “grupi i zjarrit” që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të lokalit, ku ndodheshin disa pjestarë të familjes Çapja dhe të afërm të tyre.

Njëra nga viktimat e mbrëmshme, Agron Çapja, dyshohet se ishte një prej shënjestrave të atentatit.

Të maskuar si forcat speciale ekzekutuesit kaluan lehtësisht perimetrin e sigurisë të familjes Çapja.

Ishte ora 19:54 minuta, kur pranë lokalit në kryqëzimin e Krastës, përbri autostradës Elbasan – Librazhd, u afrua makina e llojit “Benz” ngjyrë gri.

Siç duke në grafik, të ndërtuar mbi bazë të informacioneve paraprake, nga makina dolën dy persona të armatosur me “Kallashnikov”.

Ata i afrohen lokalit, brenda të cilit ndodheshin pjesëtarë të familjes Çapaj dhe shokët e tyre.

Dy nga autorët me shpejtesi të befasishme hapën zjarr me breshëri nga dera dhe dritaret.

Më pas ata dyshohet se u larguan në drejtim të Librazhdit, por ende policia nuk di vendndodhjen e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY