MASAKRA NË ELBASAN/ Policia jep detaje dhe emra, zyrtarisht 3 të vrarë...

MASAKRA NË ELBASAN/ Policia jep detaje dhe emra, zyrtarisht 3 të vrarë 8 të plagosur

360
0
Shares

Viktimat ë masakrës së mbrëmshme në Elbasan, Eno Bedalli, Ardit Sinakoli dhe Agron Çapja

Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit,më në fund ka reaguar zyrtarisht për masakrën e mbrëmshme në këtë qytet.
Zyrtarisht, sipas policisë, janë 3 të vrarë dhe 8 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:54, të mbrëmjes së kaluar, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan. Sipas policisë, persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar  me armë zjarri në ambientet e brendshme  të lokalit në pronësi të shtetasit Agron Çapja.
Sipas policisë të plagosurit ndodhen ende në gjendje të rëndë.

 

Të vrarët

1. Agron Çapja, 50 vjeç, banues në Elbasan.
2. Ardit Sinakoli, 27 vjeç, banues në Elbasan.
3. Eno Bedalli, 38 vjeç, banues në Elbasan.

Të plagosurit

1. Ardian Zharri, 45 vjeç banues në Elbasan.
2. Fejzulla Çapja, 58 vjeç,banues në Elbasan.
3. Ferit Muça, 42 vjeç banues në Elbasan.
4. Luan Muça, 47  vjeç,banues në Elbasan.
5. Bujar Rreshka, 40 vjeç banues në Librazhd.
6. Florenc Çapja, 35 vjeç banues në Elbasan.
7. Arnold Çapja, 23 vjeç, banues në Elbasan.
8. Erdis Sulku, 33 vjeç, banues në Elbasan.
                                                                                                                                                                                                                 

Bllokuar  në  cilësinë e provës materiale

1. 2 armë zjarri automatik model  56, me nr. 015007–65 me një krehër pa fishekë.
2. Një automatik model 56,me nr. 11113214, me një krehër pa fishekë.
3. 1 krehër automatiku model 56, me 26 copë fishekë.
4. 65 copë gëzhoja model 56,me kapsolla të goditura.
5. 3 predha kalibër 7.62 mm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY