MASAKRA NË ELBASAN/ Në Spitalin e Traumës 5 të plagosur, 2 jashtë...

MASAKRA NË ELBASAN/ Në Spitalin e Traumës 5 të plagosur, 2 jashtë rrezikut njëri rëndë

73
0
Shares

Të plagosurit e Elbasanit në momentin e mbërritjes në Spitalin e Traumave në Tiranë

Nëndrejtori i Spitalit të Traumës ka dhënë një informacion mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga masakra e Elbasanit. Arben Zeneli thotë se në Spitalin e Traumës aktualisht ndodhen 5 të plagosur, ku për njërin prej tyre do të bëhet ndërhyrja kirurgjikale.
“Në spitalin tonë kanë mbërritur 6 nga pacientët e ngjarjes së Elbasanit. Janë bërë ekzaminimet dhe reanimimi i situatës së emergjencës. Aktualisht në spital gjenden 5 pacientë pasi njëri prej tyre nuk paraqiste problem. 3 janë nënë mbikëqyrjen e mjekëve, 2 raste të tjera janë të shtruar në pavijonet e spitalit janë në gjendje më të mirë shëndetësore, janë jashtë rrezikut për jetën. Për njërin prej tyre është e vendosur që do ketë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa për dy të tjerë po vijojnë me ekzaminime të cilat janë kërkuar për tu detajuar sot në mëngjes. Plagët janë të shpërndara në regjione të ndryshme të trupit, por për në nuk ka rëndësi numri i tyre, po dëmtimi që ato shkaktojnë”, thotë Arben Zeneli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY