MASAKRA NË ELBASAN/ Haki Çako flet për shkakun e ngjarjes dhe për...

MASAKRA NË ELBASAN/ Haki Çako flet për shkakun e ngjarjes dhe për hetimin e policisë

74
0
Shares

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka folur për masakrën e natës së kaluar në Elbasan. Në një lidhje telefonike për “News24”, Çako tha se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të vjetër, për të cilin policia kishte dijeni.
Sipas kreu të Policisë, të gjitha strukturat po bëjnë një analizë të detajuar të ngjarjeve dhe se forcat e policisë janë të angazhuara  për kapjen e autorëve.
“Policia është duke bërë shumë, e më shumë se ç’mund të bënte. Ngjarja është vërtet shumë e rëndë. Dhe policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorëve. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i hershëm. Sot ndodhemi në një pamundësi reale të deklarimit të disa autorëve të një sërë ngjarjesh të mëparshme. Ne marrim përgjegjësitë tona. Por do të thoja se e gjithë policia është e mobilizuar për të bërë analizën e gjithë dinamikës së kësaj ngjarje. Ne jemi në kontakt, dhe kuptohet që çdo ngjarjen hetohet nën mbikëqyrjen e prokurorit. Çdo iniciativë që buron nga policia është në mirëkuptim të plotë me Prokurorinë, në këtë rast të Elbasanit”, u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY