Ironia ndaj ministrit Saimir Tahirit për vrasjet e fundit

Ironia ndaj ministrit Saimir Tahirit për vrasjet e fundit

47
0
Shares

Kreu i Grupit Parlament të Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin se ai nuk duhet të qëndronte në Parlament, për shkak të ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend javët  e fundit.
Masakra e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan ka qenë dhe kryefjala e akuzave të Palokës ndaj Tahirit, ndërsa diskutohej krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deputeti i PD-së, iu drejtua Tahirit se ‘Cila është kjo banda me uniformë policie që bredh cep më cep dhe bën dëngla?’.
Nga ana tjetër ligjvënësi i djathtë nuk kursehu as ironitë me ministrin e Brendshëm, duke iu drejtuar nëse atentatorët e veshur me uniforma policie kishin apo jo kamera.
“Është e turpshme që ky vazhdon të vij në parlament, pasi me atë që po ndodh këtu në Shqipëri këtë muaj, ku s’duhet të ishte këtu. Nuk e di a kishin kamera ata me uniforma policie që vranë 3 dhe plagosën 6 të tjerë. Cila është kjo banda me uniformë policie që bredh cep më cep dhe bën dëngla”, u shpreh Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY