Image Gallery Këto janë disa fotot të publikuara në faqen zyrtare të Zonjës së Parë Odeta Nishani. Ajo shfaqet në këto foto duke u mësuar shqip fëmijëve shqiptarë. Bashkëshortja e Presidentit Bujar Nishani, Odeta, ka qenë në një shkollë në Parma të Italisë, ku fëmijët mësojnë edhe shqip. Ajo shoqërohej nga Edit’h Harxhi. Me këtë rast, iu ka dhënë edhe një “leksion” se si shkruhet shqipja… “Mes nxënësve dhe mësuesve në shkollën shqipe “Scanderbeg Parma” në Itali. Falenderoj komunitetin shqiptar për përpjekjet e jashtëzakonshme, që fëmijët e tyre të flasin e shkruajnë gjuhën shqipe”, ka shkruajtur Zonja Nishani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/