Viktima, Fatmir Pula
Vetëdorëzohet, personi i gjashtë, i shpallur në kërkim dhe i akuzuar për vrasjen e Ftamir Pulës, disa ditë më parë në aksin rrugor Nikël – Zezë, të Krujës.
Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë Vendore të Poliicsë së Durrësit, mësohet se efektivat e Sektorit të Krimeve të Rënda në këtë drejtori, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i një pune intensive dhe të pandërprerë, më datë 03. 02. 2016, kanë prangosur një nga bashkëpunëtorët e vrasjes së shtetasit Fatmir Pula i shpallur në kërkim, i cili kishte negociuar me Policinë e Durrësit duke pranuar të dorëzohet. Sipas të njëjtave burime, mësohet se i vetëdorëzuari është Elton Ceka, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Për këtë person, gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me Vendimin Nr. 29, datë 23. 01. 2016, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 141, 25 dhe 278/5 të Kodit Penal
Zbardhja e ngjarjes
Autorët e krimit, 5 prej tyre janë arrestuar më datë 20. 01. 2016 dhe ndërkohë u bë shpallja në kërkim e shtetasit Elton Ceka.
Të arrestuarit e mëparshëm janë Admir Haka, Herton Haka, Aleksandër Haka, Hekuran Boçi dhe
Olti Metuku (Agron).
Arrestimi i këtyre personave u bë pasi, në bashkëpunim me shtetasin Elton Ceka, kishin vendosur grabitjen e shtetasit Fatmir Pula, ndërsa ky i fundit po kthehej nga lokali i tij që e kishte me qira në Kamëz, për në banesë, në fshatin Zezë, Krujë.
Mekanizmi i ngjarjes
Olti Metuku e ka mbajtur nën vëzhgim viktimën në momentin që ai ka dalë nga lokali dhe ka lajmëruar autorët e tjerë.
Herton Haka (vëllai i Admir Hakës), ka qenë i fshehur në kthesën që të çonte në banesën e viktimës, nga fshati Nikel për në Zezë, dhe ka njoftuar dy autorët e tjerë që makina ku ndodhej viktima po vinte në drejtim të tyre.
Dy personat e armatosur Elton Ceka (me armë zjarri automatik) dhe Admir Haka (me pushkë), i kanë bllokuar rrugën viktimës me thasë me shkarpa. Fatmir Pula nga gjetur vdekjen e menjëhershme pas goditjes me 4 plumba nga Elton Ceka.
Aleksandër Hakaj i ka furnizuar me fishekë autorët, i ka strehuar natën e krimit, dhe njëkohësisht ka mbajtur edhe armët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.
Lidhjet familjare të autorëve
Admir dhe Herton Haka janë vëllezër dhe njëkohësisht komshinj me viktimën.
Aleksandër Haka është djali i xhaxhait të shtetasve të mësipërm.
Hekuran Boçi dhe Olti Metuku janë kunetërit (burrat e motrave) të shtetasve Admir dhe Herton Hakës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
Të arrestuar
1. Admir Haka 32 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;
2. Herton Haka 18 vjeç, lindur në Zezë, Krujë;
3. Aleksander Haka 28 vjeç, banues në në fshatin Zezë, Krujë;
4. Hekuran Boci 23 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë;
5. Olti Metuku (Agron), banues në Kamëz, Tiranë.
6. Elton Ceka, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Sekuestruar
– 1 armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62;
– 1 pushkë model 63;
– 4 copë fishekë luftarakë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/