Debati për Byronë Kombëtare të Hetimit ka vazhduar edhe në nisje të seancës së sotme plenare të Parlamentit.
Fillimisht kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka kërkuar sqarime nga mazhoranca përse nuk sillet në Parlament projektligji për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke qenë se sipas tij ka dakordësi dhe mbështetje ndërkombëtare.
Përballë Palokës janë vendosur ministrat Ermonel Fela dhe Saimir Tahiri, të cilët kanë kundërshtuar futjen në rendin e ditës të këtij projektligji.
Në debat për herë të parë është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.
Edi Rama e ka lidhur miratimin e Byrosë Kombëtare ët Hetimit, me miratimin fillimisht të reformës në drejtësi.
Debatet e sotme në Kuvend
Edi Paloka: Meqë jemi te pika e pr/ligjet të depozituara në kuvend ne i detyrohemi qytetarëve një shpjegim për një çështje të ngritur nga opozita për byronë kombëtare të hetimit. Edhe dje kërkuam që të njihemi me fazën apo procedurën që po ndiqet për një pr/ligj të dakordësuar tashmë, lidhur me byronë e hetimit. Një pr/ligj i paraqitur para disa kohësh u ankimua nga PD në gjykatë Kushtetuese dhe u quajt si antikushtetues nga kjo gjykatë. Sipas infove që ne kemi është arritur në një pr/ligj të dakordësuar edhe me PD, se si evoluan gjërat sot, s’mund të flas më me siguri për këtë, por PD ka dhënë dakordësinë e saj për të edhe PS ka dakordësinë e saj. Ku jemi, pse nuk vjen ky pr/ligj në Parlament, me qenë se është bërë zhurmë e madhe për luftën kundër korrupsionit dhe për instrumentet që pretendohet se byroja do japë zhvillimin kryesor në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë që sot kanë pushtet dhe drejtësia si përball dot në kushte normale. Përfaqësuesja e qeverisë ose nuk kishte dijeninë fare se ekziston ky pr/ligj, se për minuta të tëra dilte sikur nuk ekzistonte ky pr/lgj.
Ermonela Felaj: Pyetja që ngritët ju është “A dini gjë ju për çfarë kam rënë dakord unë?”. Askush s’ka kuptuar nga grupi juaj për çfarë keni rënë dakord, është surprizë sot që vini na flisni për byronë e hetimit… E rëndësishme është të vendosim ku do e vendosim këtë strukturë, se kemi ngritur si një nevojë kundër korrupsionit, por edhe kundër krimit të organizuar.
Edi Paloka: Meqë nuk u duka i qartë më vjen mirë që qenka qartësuar vetë, diskutohet për atë draft që u pranua nga kryetari juaj i komisionit që është përgatitur nga ministri juaj bashkë me OPDAT, nën mbikëqyrjen e SHBA që kanë investuar 10 milionë dollarë për këtë. Po e kemi kundërshtuar ne dhe e ka hedhur poshtë gjykata kushtetuese… kryeministri juaj e donte edhe këtë organizëm ta kishte nën vete dhe jo ta përdorte në luftën kundër korrupsionit por ta përdorte si mashë kundër kundërshtarëve të tij përfshirë edhe aleatëve tuaj, s’ka shqiptarë që s’e ka kuptuar këtë. Prandaj zonja ministre që 10 minuta më parë s’dinit asgjë, sa për detajet dhe për praninë e anëtarëve tonë në komision edhe këto janë publike.
Ilir Meta: PD kërkoi që ky projekt të futej me procedurë të përshpejtuar, asnjë s’kishte një projekt të përfunduar…duken përshëndetur faktin që ata janë dakordësuar, që atë variant për të cilin PD është dakord mund ta depozitojë në kuvend dhe të ndjekë rrugën e vet sipas procedurave, ndaj ky është një debat i panevojshëm se s’keni të qartë për cilin variant bëhet fjalë.
Saimir Tahiri: Sqarim për një çështje që padrejtësisht dhe në falsitet po kthehet në çështje nga opozita që ndryshe bën letrat, ndryshe sillet vërtetë me prioritetet e qeverisë, shumicës dhe të qytetarëve për luftën kundër korrupsionit. Më vjen mirë që pas kujdesit tuaj dhe shqetësimit të madh për respektimin e statusit të PS dhe premtimeve se do protestoni nëse nuk respektohet statusi, vini dhe kujdeseni për programin qeverisës të PS qytetarët kanë edhe sy edhe veshë edhe mendje se lufta kundër korrupsionit nuk është fjalim por angazhim, çfarë qëndrimi keni për ish ministrin e arrestuar dilni dhe deklarojeni, kush është qëndrimi juaj zyrtar, doni byronë e hetimit? Dilni na thoni për kryetarin e bashkisë Kamëz të arrestuar për korrupsionin dhe i shkoni në qeli, për ish drejtorin e hipotekës në SR që u kap duke vjedhur prona dhe ju i shkoni në qeli. doni byronë e hetimit? Shumë mirë, jemi tepër të angazhuar që premtimin tonë përpara qytetarëve për luftë korrupsionit ta çojnë përpara.
Edi Paloka: Është e turpshme që ky vjen në parlament njëherë se me ato që po ndodhin në Shqipëri vetëm këtë muaj pa i marrë parasysh çfarë kanë ndodhur përpara ky zotëria nuk ishte këtu, a kishin kamera ato me uniforma policie në Elbasan që vranë tre vetë, këtë të na thotë ky, kush është kjo banda me uniformë policie që bredh nga cepi më cep dhe duket se zbaton porosi, këtë na trego e mos na shit dëngla këtu se ç’bëjmë ne me deklaratat e Ben Blushit, ne nuk na duhet fare se çfarë ndodh në partinë tuaj, keni frikë s’keni frikë aty të bëni votime, mjaftojnë punët tuaja, sqaroni njerëzit, lërini llafet dhe propagandën, atë projektligj që e hodhi poshtë kushtetuesja ndaj e hodhi se ishte si thamë ne se zotëria donte të kontrollonte gjithçka.
Edi Rama: Kjo është një farsë e pashembullt në vazhdën e farsës së përgjithshme të PD-së. BKH është në programin e PS dhe qeverisë shqiptare, një nga objektivat e programit tonë për reformimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë në Shqipëri. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë, ju nuk na pengoni dot. Flisni, shpikni, fyeni, shani, sajoni sa të doni, ne nuk jemi në betejë për tu mbushur mendjen ju, por për të ndryshuar Shqipërinë. Nuk e përcaktoni dot ju se kush është i korruptuar, kush vjedh, sepse së pari jeni pa bojë, nuk keni asnjë raport me të vërtetën dhe publikun shqiptar. Byroja është pjesë e procedurave të reformës në drejtësi. Për Byronë ne e kemi mbaruar punën tonë, por ne nuk jetojmë në hënë dhe e dimë që ka një proces të reformës në drejtësi që nuk mund të anashkalohet. Nuk mund të bëjmë diçka që nesër reforma në drejtësi mund ta konsiderojë të nxituar. Dokumenti me të cilin ju keni rënë dakord është në dispozicion të komisionit të reformës. Doni ju s’doni ju do të shkojë para, dhe ju që jeni këtu do vini të votoni reformën në drejtësi dhe ja këtu do jemi, dhe do gëlltisni do bëni sikur si keni nxjerrë ndonjëherë gjithë ato budallallëqet që keni vënë në fletërrufe që i nxirrni në media e nëpër botë. Do i harroni këto e do vini këtu të votoni reformën në drejtësi këtu do jemi. Kur të jetë dita do them dhe unë fjalën time, por jam i bindur që do të jetë e panevojshme në funksion të miratimi, kush nuk miraton reformën do të përvëlohet plotësisht kur të shkojë përpara gjykatës së popullit në votime.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/