Bie në tunelin e ashensorit, vdes 58-vjeçari në Fier

Bie në tunelin e ashensorit, vdes 58-vjeçari në Fier

52
0
Shares

Një 58-vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në spitalin rajonal të Fierit pasi ka rënë nga një lartësi prej 9 metrash. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen “8 shkurti”, Fier

Bëhet fjalë për shtetasin H.S, 58 vjeç, i cili duke shkuar për në banesën e tij tek Pallati “Nr 11” kati i dytë në lagjen” 8 shkurti”, ka hyrë gabimisht tek hyrja e ashensorit i cili nuk ka qënë i vendosur dhe ishte pa kanatë mbrojtëse duke rënë nga një lartësi prej 8-9 metrash.

Reth orës 23:30 ai është dërguar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetesore nga famijarët me fraktura dhe hemoragji. Aty më pas ka gjetur vdekjen.

Dje, në lidhje me këtë ngjarje, policia ka referuar procedim penal për shtetasit A.S, 54 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” Fier dhe E.M, 52 vjeç, banues në lagjen “G. Guranjaku” Tiranë, me detyrë Ndërtues të firmës ”A&E Konstruksion”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga Neni 289/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY