Aktori italian varet në skenë

Aktori italian varet në skenë

58
0
Shares

Një aktor italian është në koma pasi u mbyt në një skenë varjeje që po performonte e cila sipas policisë, nuk shkoi siç duhet.
Raphael Schumacher, 27 vjeç, po performonte në një produksion eksperimental kur një anëtarë nga audienca vuri re se litari që kishte rreth qafës ishte shumë i ngushtë dhe në fakt po e vriste atë.
Schumacher kishte një mbulesë në kokë që nuk lejonte që të shihje fytyrën e tij, por spektatorja e cila kishte studiuar mjekësi pa se ai po dridhej dhe se diçka nuk shkonte. Ajo vrapoi drejt tij, i liroi lakun që kishte te qafa dhe e uli në skenë.
Aktori është dërguar menjëherë në spital ku po lufton me jetën. Policia ka nisur hetimin në lidhje me ngjarjen dhe po verifikon kushtet e sigurisë në teatër. Mesa duket Schumacher e ka ndryshuar skenën në minutat e fundit.
Drejtori i teatrit tha për gazetën italiane “Il Giorno” se, “monologu origjinal përfshin një të shtënë të rreme, por ai vendosi të varte veten pa na njoftuar më parë”.
Incidenti ndodhi në Pisa “Teatro Lux” dhe produksioni dhe Schumacher po luanin veprën e quajtur “Mirages”. Skenat e kësaj vepre luhen në pjesë të ndryshme të teatrit ndërkohë që spektatorët lëvizin rreth tyre. Në kohën e incidentit aktori po luante pjesën e tij në oborr.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY