Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë sot nën masën e sigurisë, “arrest me burg” Kujtim Ibrajn, babanë që vrau me thikë njërën vajzë, plagosi edhe tjetrën.
Prezent në sallën e gjyqit, Kujtim Ibraj nuk ka bërë asnjë deklaratë, por pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë, duke dalë ka thënë se ishte i penduar.
“Jam penduar, isha i dehur, nuk desha, por nuk ka çfarë bëj tani”, ka thënë ai.
Vendimi i gjykatës ishte i njëjtë me kërkesën e prokurorisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës. Kujtim Ibraj, në gjendje të dehur pas një konflikti me vajzat e tij, vrau njërën me thikë, Elidonën 17 vjeçe, ndërsa plagosi tjetrën, Esmeraldën, 22 vjeçe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/