Ne foto, vendi ku u vra Fadil Mema ne Torino
Në dhjetor të vitit 2005, biznesmeni Sokol Çapja qëllohte me disa plumba në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit dhe më pas humb jetën në spitak gjatë operacionit. Një plumb i kishte shpuar mëlcinë.
Në mesin e të akuzuarve ishte edhe Gentian Beqiri, i njohur edhe si Ardian Meta, i cili u vra në gusht 2012.
Për vrasjen e Çapjas u akuzuan tre persona që ishin me maska në momentin e atentatit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta.
Por pas kësaj vrasjeje, oficeri i policisë rrugore, Fadil Mema, u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona. Atentati ndodhi në afërsi të shtëpisë së tij.
Familja Çapja kishte akuzuar Memën si organizator të atentatit, pas një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokol Çapjen. Pas kësaj plagosje, policia ndaloi një nga nipat e Sokol Çapjes dhe një tjetër person. Por prokuroria nuk provoi se ai ishte i përfshirë në atentatin ndaj Fadil Memës.
Kohë më pas në dyqanin autoshkollë të Fadil Memës vritet kunati i tij, Ardian Ibrahimi. Për këtë ngjarje policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët e saj.
Fadil Mema, u largua nga detyra dhe Shqipëria. Në mars të vitit 2015, ai u qëllua për vdekje ndërsa po kthehej nga puna, në Torino të Italisë, duke shpërndarë gazetat.
Djali i ish-oficerit të policisë deklaroi nga Torino, deklaroi se e dinte kush ishin urdhëruesit e ekzekutimi të babait të tij. Elton Mema foli për “Repubblica”, për një histori vrasjesh, të nisura pas ekzekutimit të biznesmenit nga Elbasani, Sokol Çapja, në vitin 2005. “Është një histori e cila deri tani numëron 5 viktima dhe që përfshin 8 familje, njëra kundër 7 të tjerave. Mes viktimave është dhe kunati dhe kushëriri i Fadil Memës”, shkruan “Repubblica”. “Porositësit e vrasjes i dimë. Policia të gjejë autorët e vrasjes, se ata nuk i njohim. Kush qëlloi mbi babanë tim duhet të jetë shqiptar, i punësuar nga organizatorët e krimit. Janë ata që në janar të 2006 tentuan të vrasin babanë e tij në Elbasan, ku jetonin para të vinim në Itali”, deklaron djali i viktimës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/