Izolohet Ben Blushi

Izolohet Ben Blushi

66
0
Shares

Socialistët më të njohur kanë mbështetur vendimin e Ramës që të mos bëhen zgjedhje për kryetar në PS ose në rastin më të mirë nuk kanë pranuar të prononcohen lidhur me këtë cështje.

Ben Blushi pothuajse nuk ka asnjë aleat brenda partisë vec deputetes së Shkodrës Mimoza Hafizi.

Deputeti Artan Gaçi, thotë për vizion plus se kryesocialisti është i rikonfirmuar në postin e tij, pas fitores në garën e fundit politike.

“Statuti thotë se kryetari i partisë largohet kur humbet zgjedhjet, por ka të drejtë të kandidojë. Kjo nënkupton se kur fiton zgjedhjet, merret e mirëqenë se ai rikonfirmohet në postin e kryetarit”.

Gaçi mendon se nuk kishte se përse në vitin 2013, anëtarësia socialiste të angazhohej në një proces të brendshëm zgjedhor, pasi fitorja në zgjedhjet politike i kishte dhënë mbështetje kryetarit Edi Rama.

“Viti 2013 koinçidoi me zgjedhjet parlamentare, të cilat PS i fitoi me një votë plebishitare. Do të ishte qesharake që pas zgjedhjeve të bëhej një garë 1 anëtar – 1 votë për rikonfirmimin e kryetarit të PS, që sapo ishte rikonfirmuar me votë”

Te njëjtin qëndrim mban edhe ministri i financave Shkëlqim Cani, sipas te cilit kryetari aktual i partisë është rikonfirmuar. Në Partinë Socialiste debati tashmë është i hapur. Në kongresi i 19 marsit pritet rikonfirmimi i Edi Ramës si kryetar i PS, si dhe do të shtrohen për diskutim ndryshimet statutore.

Ndërkaq disa emra të njohur të socialistëve si Arta Dade, Namik Dokle, Musa Ulqini apo Eduard Shalsi, preferuan të vazhdojnë heshtjen pasi u pyetën nga abc neës lidhur me zgjdhjen e kryetarit në Kongresin e PS.

Sikurse thotë reporteri i këtij televizioni, Ben Blushi u pa të bisedonte në ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit me një nga këshilltarët e Ilir Metës, i cili ndryshe nga sa po ndodh në PS, ka vendosur që anëtarësia e LSI-së të thirret në pranverë për të votuar kryetarin.

Deri tani vec Ramës, në garë për postin e Kryetarit të PS është deputeti socialist dhe nënkryetari i PDK-së, Eduard Ndocaj si dhe deputeti socialist i Elbasanit, Ben Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY