Byroja e Hetimit, Basha sfidon Ramën

Byroja e Hetimit, Basha sfidon Ramën

61
0
Shares

Lulzim Basha ka sfiduar sot Edi Ramën. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Basha u shpreh se nesër opozita në Parlament do kërkojë që të futet në rend dite dhe të miratohet me procedurë të përshpejtuar ligji për Byronë Kombëtare të Hetimit.
“Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të futet në rendin e ditës ditën e enjte, se këtë punën e spërdredhjes e kanë marrë nga shefi i tyre edhe ministrat, gjithçka është rakorduar dhe taksapaguesit amerikan, përmes ndërhyrjes së ambasadorit Lu kanë vënë në dispozicion miliona USD për të trajtuar prokurorët dhe punonjësit e policisë gjyqësore që do jenë pjesë e kësaj strukture për të hetuar korrupsionin në nivelin e zyrtarëve të lartë. Sot dua të autorizoj kreun e grupit parlamentar që nesër në seancë të kërkojë Kuvendit miratimin me procedurë të përshpejtuar ligjin për Byronë e Hetimit”, tha Basha.
Sfida e Lulzim Bashës ka vijuar më tej kur i ripërsëriti thirrjen kryeministrit Edi Rama që të lejojë të ulet ulen në tryezë ekspertët e opozitës e mazhorancës dhe t’i japë vendit reformën në drejtësi.
“I kërkoj sot të lërë mënjanë nazet dhe spërdredhjet, propagandën që e ka bërë zakon ta fusë kudo që faktet nuk i kryejnë punë, t’i kthejë përgjigje ftesës sime publike për të ulur përfaqësuesit e PD, LSI, PS dhe për ti dhënë vendit reformën në drejtësi, ashtu siç e meriton Shqipëria, jo si e do një palë apo pala tjetër. Loja me ekspertë mbaroi, i madh dhe i vogël, partnerët ndërkombëtarë e kanë kuptuar se ku ka mbetur sharra në gozhdë, gozhda është Edi Rama që do me çdo kusht të kapë reformën në drejtësi..Askush s’ka nevojë për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar se sa Edi Rama. Askush s’i trembet më shumë një drejtësie të pavarur që punon dhe s’bën sikur punon, që shkon pas korrupsionit duke nisur nga peshku më i madh sesa kreu i ekzekutivit. Ramës si mbetet tjetër përveçse të përgjigjet drejt nëse është për reformën në drejtësi, është i mirëpritur në këtë ftesë që e drejtoj unë”, u shpreh midis të tjerave Basha.
Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Ilir Beqaj se e kanë katandisur shëndetësinë në dramën më të madhe në vend.
“Sot kjo qeverisje mund të përmblidhet në dy fjalë, para për vete dhe klientët e tyre dhe propagandë. Shëndetësia është në ditën e saj më të zezë, edhe pse qytetarët nxjerrin miliona euro nga taksat e tyre për të. Shëndetësia falas jo vetëm është harruar, por sot shërbimi shëndetësor është ku thërret qiameti. Qytetarët po paguajnë sot miliona euro për check up e Vilma Nushit, por rezultatet i kanë shokuar. Femrat kanë rezultuar me prostatë, apo të alkoolizuara”, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY