Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së: E duam Shqipërinë në BE, por më...

Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së: E duam Shqipërinë në BE, por më parë reformat me konsensus

54
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Popullore Europiane, Antonio López-Istúriz ka folur për “ABC News”, në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Sipas tij, përpara ideologjisë për partinë vjen interesi i vendit. Në këtë kontekst në frymën e miratimit të ligjit për dekriminalizimin ai ka apeluar për konsensus edhe për reformën në drejtësi.
Duke vënë theksin për fillimin e shtrirjes së efektit të dekriminalizimit, që prej zgjedhjeve ët vitit 2017, Antonio López-Istúriz, ka tërhequr vëmendjen se PPE e do Shqipërinë në BE, por më parë prej saj duhet të përmbushë detyrimet dhe reformat me konsensus.

Asambleja politike e partisë popullore europiane ka komunikuar, se kryetari i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha ka folur në këtë asamble lidhur me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën e gjyqësorit në Shqipëri. Kjo e fundit shihet si reforma më e rëndësishme në vend dhe njëkohësisht  përbën një nga 5 prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit tê vendit në BE. Ndërkohë, draft-kushtetuta për reformën e gjyqësorit e paraqitur nga qeveria shqiptare është shumë e kontestueshme nga opozita, që e konsideron si një “kapje të shtetit”. A është e pranueshme për partinë popullore europiane  një reformojë e gjyqësorit jo-gjithëpërfshirëse në Shqipëri?
Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ajo që është më e rëndësishme  për Partinë Popullore Europiane është interesi i Shqipërisë, pra i vendit. Kjo është esenciale për një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Dhe pastaj vjen ideologjia dhe partia. Kjo është diferenca që ne kemi me socialistët. Ata venë ideologjinë para interesit të vendit. Ne kemi përçuar gjithnjë të njëjtin mesazh për forcat politike shqiptare: bashkëpunim dhe konsensus. Ky ka qenë mesazhi gjatë udhëheqjes së ish-kryeministrit Berisha, ky është mesazhi tani për qeverisjen e kryeministrit aktual socialist Rama. Duhet kuptuar qartë që rruga e integrimin europian dhe anëtarësimit të vendit në BE kalon përmes konsensusit. Kjo nuk është diçka e re. Ne nuk po i kërkojmë asgjë më tepër Shqipërisë, sesa i kemi kërkuar vendeve të tjera në rrugën e tyre të anëtarësimit në BE. Të njëjtat gjëra i janë kërkuar edhe vendit tim, Spanjës. Në Spanjë, partisë socialiste dhe partisë popullore u janë dashur vazhdimisht të gjejnë marrëveshje për integrimin europian. Dhe kjo solli rezultate fantastike për vendin. Lidhur me reformën e drejtësisë në Shqipëri, kjo është një reformë shumë e rëndësishme. Përfshirja e Komisionit të Venecias dhe gjithë proçesi legjislativ mund të sjellë hapa shumë pozitivë. Edhe një herë e përsëris. Ne nuk po i kërkojmë asgjë të jashtëzakonshme Shqipërisë. Po i kërkojmë të njëjtat reforma që kanë kryer dhe vendet e tjera. E theksoj këtë, që të jetë sa më e qartë për shqiptarët. Ndaj, duhet që të dyja palët, qeveria dhe opozita të gjejnë marrëveshje mbi reformën në drejtësi. Pse duhet të bllokohet lufta kundër korrupsionit dhe reforma e drejtësisë? Ishte shumë mirë që nën udhëheqjen e Bashës u arrit aprovimi i ligjit të dekriminalizimit dhe tani është radha e reformës në drejtësi. Por duhet më shumë sesa udhëheqja apo iniciativa e marrë nga partia demokratike. Ne duam të shohim një proces konsensual. Ndaj i bëjmë thirrje Partisë Socialiste që të gjendet një marrëveshje dhe të ndiqet linja konsensuale. Kjo është në dobi të vendit dhe pozitive për Europën.

Pas aprovimit të paketës të ligjit për dekriminalizimin, institutcionet europiane thonë se hapi i radhës është zbatimi i këtij ligji. Duke ditur që vendi zhvillon zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2017, sa e rëndësishme është për ju që në listat zgjedhore  të mos ketë më as një kandidat me  të dhëna kriminale siç ka ndodhur në zgjedhjet e mëparshme dhe ato lokale ?
Sigurisht që logjika politike dhe jo vetëm kërkon, që në listat elektorale në Shqipëri nuk duhet të kandidojnë më persona me të dhëna apo të shkuar kriminale. Ky është një parim që duhet të respektojnë të gjitha partitë politike në Europë dhe jo vetëm në Shqipëri. Do t’i këshilloja çdo partie politike në Europë, që të mos  kandidonin persona me të shkuar kriminale. Por ne jemi vërtet shumë krenar që ishte Basha që mori iniciativën për dekriminalizimin dhe që paketa ligjore për dekriminalizimin u aprovua në dhjetor. Por përveç krenarisë për iniciativën  e marrë dhe rezultatin e arritur prej ti, ne duam që tani të shohim edhe nga socialistët që të japin kontributin e tyre për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Është një ligj i mirë. Këto janë hapat që Shqipëria duhet të hedhë për integrimin në Bashkimin Europian. Por kjo është gjithashtu ajo që ne duam për vendin. Ne e duam Shqipërinë në Bashkimin Europian, por vendi duhet të ndërmarrës një sërë hapash për anëtarësimin në këtë organizatë. Konsensusi është kyç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY