Ish ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera do të dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer përmes procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore në vitin 2013.
Seanca do të zhvillohet në orën 13.00 dhe gjyqtar mësohet se është Ilir Çeliku.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet ndaj ish-ministrit, pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se Spiro Ksera në bashkëpunim me zyrtar të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Sipas organit të akuzës kjo shumë financiare, është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitet të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër diskriminimit të romëve, sfidat për barazi gjinore si dhe projekte për moshën e tretë.
Avokati i ish-ministrit Ksera, Genc Gjokutaj mohon që klienti i tij të ketë lidhje me procedurat për zhvillimin e aktiviteteve dhe të programeve sociale, dhe se shkresat janë procedurë e stafit teknik. Gjokutaj tha se klienti e tij nuk është marrë asnjëherë në pyetje që nga kallëzimi i KLSH.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/