Bazë prostitucioni edhe në Cërrik, Bajamja 47-vjeçare tutore e tre bashkëmoshatareve të...

Bazë prostitucioni edhe në Cërrik, Bajamja 47-vjeçare tutore e tre bashkëmoshatareve të saj

93
0
Shares

Një operacion  nga  Seksioni  Kundër  Trafiqeve  të  Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policsë së Elbasanit, ka shkatërruar një bazë prostitucioni, ndërsa ka arrestuar në  flagrancë  tutoren dhe ka proceduar penalisht tre prostituta.
Burimet zyrtare të policisë së Elbasanit, bëjnë të ditur se specialistët  Kundër  Trafiqeve  të  Paligjshme,  në   sajë  të  një  hetimi  me  metoda  special  të  hetimit  goditën  një  rrjet  prostitucioni, ku   si  rezultat,  u  bë  arrestimi  në  flagrancë  Bajame  Monçi, 47 vjeçe, banuese  në fshatin  Shtërmen,     Elbasan.
Kjo   shtetase,  u  arrestua  nga  efektivat  e  policisë , pasi  gjatë  muajve  Tetor-Dhjetor  2015,  në  qytetin  e  Cërrikut  dhe  të  Elbasanit  ka  shfrytëzuar  për  prostitucion  me  klientë  të  ndryshëm  shtetaset, A. O., A. M. dhe M. B. Ndaj  këtyre  shtetaseve,  ka  nisur  procedimi  penal  në  gjendje  të  lirë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Shfrytëzimi  i  prostitucionit”  dhe  “Prostitucioni  kryer  në  bashkëpunim”  parashikuar  nga nenet  114, 113, dhe 25 të Kodit Penal.

E arrestuar
Bajame  Monçi, 47 vjeçe, banuese  në fshatin  Shtërmen,     Elbasan.

Prostitutat
1. A. O.,  48  vjeç,  banuese  në  fshatin  Shtërmen Elbasan.
2. A. M.,  37  vjeç,  banuese  në  Cërrik.
3. M. B.,  43   vjeç,  banuese  në  Cërrik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY