Policia e Lezhës ka hedhur dritë mbi atentatin në tentativë të disa ditëve më parë.
Makina e sulmuar me plumba në Lezhë, dy ditë më parë, është e një shtetasi të huaj që banon në Shqipëri. Ndërsa drejtuesi i saj momentin e sulmit ishte një miku i tij shqiptar.
Të dy personat, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve, janë marrë në pyetje nga policia. Bazuar në dëshminë e drejtuesit të mjetit i cili i ka shpëtuar atentatit pranë urës së vjetër të Milotit, policia ka identifikuar dhe autoret të cilët janë shpallur në kërkim.
Makina e sulmuar nga plumbat u gjet në afërsi te kryqëzimit të Shënkollit.
Sipas hetimeve sulmi ndaj personit që drejtonte atë ka nisur në orën e Milotit.
Atentatorët e kanë ndjekur deri në momentin kur shënjestra mundi të braktis mjetin dhe të shpëtojë gjallë.
Krismat e armëve janë dëgjuar për disa minuta edhe nga banorët përreth vendit të ngjarjes.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, por dyshohet për prishje të ndonjë pazari ose për një gjobvënie.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FOTO/ Një makinë me targa të huaja gjendet e qëlluar me armë në superstradën Lezhë-Milot
/web/FOTO_Nje_makine_me_targa_te_huaja_gjendet_e_qelluar_me_arme_ne_superstraden_Lezhe_Milot_13414_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/