Apelon PD: Qytetarët ti bëjnë rezistencë gjobës korruptive të Erion Veliajt

Apelon PD: Qytetarët ti bëjnë rezistencë gjobës korruptive të Erion Veliajt

73
0
Shares

Këshilltarja e PD në Bashkinë e Tiranës, Reila Bozdo, ka kujtuar sot, se nesër qytetarët e Tiranës do të paguajnë gjobën korruptive të kryemashtruesit Erion Veliaj.
“Rritja e çmimit të biletës, nga 300 lekë në 400 lekë, që kryemashtruesi i Tiranës bëri në fshehtësi, në pabesi, nis nesër zbatimin dhe janë 6 milionë dollarë në vit që qytetarët do të paguajnë më shumë për xhepin e Erion Veliajt dhe klientelës së tij. Duhet ta themi se shoqëritë e transportit urban kanë bërë përpjekje edhe më herët për ta rritur biletën e autobuzit, por janë sprapsur nga kryetari i mëparshëm Basha. Me ardhjen e Veliajt, ata gjetën personin e duhur për këtë aferë që do të rëndojë në kurrizin e qytetarëve” u shpreh Bozdo.
Më pas ajo bëri të ditur se këshilltarët demokratë do të ndjekin çdo rrugë ligjore për të ndaluar këtë vjedhje, ndërsa apeloi që edhe vetë qytetarët duhet ti rezistojnë rritjes së çmimit të këtij shërbimi.
“Partia Demokratike, këshilltarët e saj në Bashkinë e Tiranës do të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta ndalur këtë vjedhje, këtë gjobë korruptive të kryemashtruesit Veliaj. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve ti rezistojnë kësaj afere korruptive, të refuzojnë të japin para për xhepat e Erion Veliajt dhe klientelës së tij. Ne i sigurojmë qytetarët e Tiranës, se sapo shqiptarët ti besojnë Partisë Demokratike vendimmarrjen, çmimi i biletës do të reduktohet në 300 lekë, dhe akciza e naftës për transportin publik në Tiranë e në gjithë vendin, do të hiqet”, përfundoi këshilltarja e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY