Vëllai i të arrestuarit si i dyshuari kryesor për vrasjen dhe rrëmbimin e Gzmend Çollakut më 6 janar të këtij viti, Ilia Shtraza ka folur për “News 24” në lidhje me arrestimin e Denis Shtrazës. Ai ka thënë se vëllai i tij është i pafajshëm dhe ditën kur ndodhi ngjarja nuk ka qenë në Durrës, por në Tiranë me ish-policin e shpallur në kërkim, Ervin Dalipaj.
Ilia Shtraza ka akuzuar Policinë e Shtetit se po bën shou me arrestimin e vëllait të tij. Ai pranon se Denis Shtraza kishte njohje me Gazmend Çollakun, por që përjashtoi se bashkë kishin ndonjë konflikt.
Ai tregoi se Gazmend Çollakun, Denisi e ka njohur në burg. Megjithatë, Ilia Shtraza tha se Denisi nuk është burgosur për vrasje, apo plagosje, por vetëm për rrahje. Ai konfirmoi deklaratën e Ervin Dalipajt dhënë ditën e sotme, duke akuzuar Policinë se nuk zbardh dot ngjarjen dhe kërkon të gjejë fajtorë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/