Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PSIKOLOGJI/Përse është e rëndësishme t’i lësh gjërat të rrjedhin

30/01/2016
PSIKOLOGJI/Përse është e rëndësishme t’i lësh gjërat të rrjedhin
Share on FacebookShare on Whatsapp

A keni tendencë të acaroheni në jetën e përditshme? Keni gjithë ato gjëra për të bërë dhe kjo ju shkakton dhembje koke? Në një botë që kërkon nga ne performancë dhe menaxhim të të gjitha situatave, është e rëndësishme t’i lësh gjërat të rrjedhin, për të ruajtur shëndetin dhe qetësinë.

Për rëndësinë e këtij koncepti është shkruar në disa libra të psikologjisë dhe në artikuj për zhvillimin personal. Por shpeshherë, ky koncept nuk është i lehtë për t’u vënë në praktikë.

Çfarë do të thotë t’i lësh gjërat të rrjedhin?

Disa njerëz mendojnë se kur i lë gjërat të kalojnë do të thotë të heqësh dorë, apo të dorëzohesh. Në fakt, në këtë filozofi jete që ka pushtetin të zbusë përditshmërinë tonë ka një “heqje dorë”, por absolutisht një “dorëzim”. T’i lësh gjërat të rrjedhin do të thotë të heqësh dorë të kontrollosh situatat që nuk mund të kontrollohen. Për shembull: Keni punuar shumë për një ngritje në detyrë? Gjithë prezantimi juaj doli me sukses, shefi ju duk entuziast, por…lajmi mirë po vonon. Shpeshherë në raste të tilla na zien gjaku deri sa të marrim atë përgjigjen që na torturon. Në këtë rast, t’i lësh gjërat të rrjedhin ka të bëjë me faktin që të pranojmë se në këtë fazë kemi bërë gjithçka që mund të bënim dhe se nuk mund të reagojmë më mbi situatën…letrat nuk janë më në dorën tonë. Na mbetet vetëm ta pranojmë ankthin dhe pasigurinë që shoqëron këtë situatë.

Pse është e rëndësishme të mësojmë t’i lemë gjërat të rrjedhin?

Sepse na bën të mundur që energjinë dhe qetësinë tonë të mos i çojmë dëm kot. Gjatë gjithë përditshmërisë sonë na lindin shumë probleme vetëm nga fakti se ne nuk e pranojmë dot që disa situata nuk mund të ndryshojnë. Jo rrallëherë përhumbemi duke bluar në kokë ngjarje të së shkuarës, apo gjejmë rehati duke idealizuar një të ardhme utopike. Këto “ikje” mendore na mbajnë peng dhe na largojnë nga e tashmja, e aq më pak nuk na furnizojnë me energji.

T’i lësh gjërat të rrjedhin ndihmon për të përballuar varësitë e vogla të përditshmërisë në mënyrë efikase. Nëse kapemi fort te e tashmja, ne mund t’i pranojmë ngjarjet në tërësinë e tyre dhe i japim zgjidhje asaj që mund të zgjidhet në moment. Kjo na ndihmon që të mos i humbasim çastet e bukura të ditës edhe në momentet më të vështira, si dhe të ruajmë sa më shumë optimizëm. T’i lësh gjërat të rrjedhin nuk do të thotë të rrish si dru dhe pasiv përballë rreziqeve. Përkundrazi, do të thotë të pranosh limitet e tua dhe të reagosh vetëm për atë që është brenda mundësive të tua. E gjithë kjo na ndihmon të ruajmë shëndetin fizik dhe psikik përballë helmit që prodhon bluarja e emocioneve negative.

T’i lësh gjërat të rrjedhin, për një jetë më të mirë

Nëse nga njëra anë ky koncept duket i lehtë, nuk është gjithmonë kështu kur vjen puna për ta zbatuar në praktikë. Të mbledhësh dhe të pranosh ngjarje, të mira apo të këqija, e t’i lësh nuk është punë aq e kollajtë. Kjo kërkon praktikë dhe punë. Ka disa ushtrime të vogla që mund të na mësojnë sesi ta realizojmë këtë. Kur heqim dorë nga kontrolli i gjithçkaje dhe pranojmë pafuqinë tonë përballë disa situatave të caktuara, hapen para nesh shumë mundësi të tjera. Duket sikur gjithë horizonti hapet. Të lësh gjërat të rrjedhin do të thotë t’i dorëzohesh jetës. E kështu rritet vetëbesimi ynë, qetësia, mirëqenia dhe energjia jonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.