Policia e Tiranës dërgoi për ndjekje penale 10 pjesëtarë të komunitetit rom që gjuajtën me gurë xhamat e pallatit social, teksa zyrtarisht përcaktohet se zjarri në baraka ishte aksidental dhe nuk kishte lidhje me shkëndijën në transformator.
Nga burimet zyrtare të policisë mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës, për shtetasit me inicialet H.S., Y.V., N.A., R.S., L.A., K.S., H.R., N.S., R.S. dhe S.S., respektivisht 70, 46, 34, 39, 41, 43, 58, 21 dhe 18 vjeç, banues në Tiranë.
Dyshohet se në Shkozë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar xhamat e pallateve sociale.
Ndërkaq, policia sqaron se në barakat e komunitetit rom, ka rënë zjarr, ku janë djegur barakat dhe pajisjet elektroshtëpiake të shtetasve H.S., Y.V., N.A., R.S., L.A., K.H., H.R., N.S. dhe B.S., respektivisht 70, 46, 34, 39, 41, 43, 52 e 58, banues në Tiranë. Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë e Tiranës, për ngjarje aksidentale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/