PD ka dhënë një deklaratë lidhur me arrestimin e ish-deputetit të saj dhe ministrit në kohën kur kjo parti kishte qeverinë.
Në deklaratën e dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani arrestimi i ministrit të Punës, Spiro Ksera nuk është konsideruar politik por i ka kërkuar prokurorisë të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin.
Deklarata e Ristanit:
“Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim dhe akt të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të saj në asnjë rast dhe e vlerëson luftën ndaj korrupsionit si jetike për vendin.
Në lidhje me ndalimin e z. Ksera PD i kërkon Prokurorisë të zbardhë akuzat dhe të veprojë me profesionalizëm duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin.
Ne inkurajojmë hetime të drejta dhe objektive, të pandikuara nga politika dhe veçanërisht nga nevoja që ka qeveria dhe kryeministri më i korruptuar në Ballkan, për të larguar vëmendjen nga hajdutëria masive që po bëjnë çdo ditë, në dogana, tatime, tendera, koncesione dhe privatizime”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/