Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit detyrim paraqitje për mësuesin Flamur Pajo, i ndaluar pasi dhunoi një nxënës në orën e mësimit.
Gjykata vendosilirimin e menjëhershëm të tij, ndërsa edhe prindërit e 14-vjeçarit të dhunuar, kishin kërkuar më herët që mësuesi i biokimisë në shkollën “Hasan Koçi” në Shkozet t’i rikthehet detyrës.
Mesuesi nga ana e vet e ka quajtur ate nje provokim: “Më provokuan prej një jave, në mënyrë të vazhdueshme. Ishte një kurth. Jam i penduar për veprimin, por në gjaknxehtësi e sipër veprova ashtu”- tha mesuesi Pajo.
Mësuesi Pajo u ndalua një ditë pas publikimit të një videoje në faqen e “Jeta osh qef”. Ndaj tij rëndonte akuza për kryerjen e veprimeve arbitrare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/