Policia e Shtetit ka vënë në pranga edhe dy ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punës gjatë operacioneve të saj për zbatimin e urdhrave të arrestit kërkuar ga Prokuroria në cështjen Ksera.
Janë vënë në pranga Elda Kozaj, 31 vjeç, lindur ne Fier dhe banuese në Tiranë, ish punonjëse në Ministrinë e PÇSHB, e dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Po ashtu është prangosur edhe Pranvera Lile, 58 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banuese në Tiranë, ekonomiste në Shoqërinë “Shpresa” sh.p.k, si e dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit Alban Karabashi dhe dy të tjerë me inicialet, Alfred.J dhe D.F, për të cilët Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka urdhëruar ndalimin si të dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal për shpërdorim detyre.
Ndërkaq policia njoftuar edhe operacionin për arrestimin e ministrit Ksera.
Njoftimi i policisë:
“Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër-ndalimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke ndaluar shtetasin Spiro Ksera, ish-Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, i dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Në kuadër të këtij procedimi penal, policia ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë edhe për disa ish-zyrtarë të Ministrisë që z.Ksera ka drejtuar.
Këta ish-zyrtarë janë vënë nën akuzë gjithashtu për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.
Në Prokurori është depozituar një kallëzim nga ana e Ministrisë së Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, ku bëhet fjalë për një investim prej 30 milionë lekësh që duhet të përdoreshin në favor të personave me aftësi të kufizuara, por që nuk janë përdorur për këtë qëllim…”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/