Kandidimi për kreun e PS-së, “Kaubojsi”: Gjëja e parë, do të prish...

Kandidimi për kreun e PS-së, “Kaubojsi”: Gjëja e parë, do të prish koalicionin me LSI

50
0
Shares

Deputeti i PS Eduart Ndocaj, pas shpalljes së kandidaturës për kreun e PS-së ështe bërë gati edhe platformën me të cilën do të kandidojë.

Pika e parë në platformën e deputetit socialist Eduart Ndocaj për kryetar partie është prishja e kolaicionit me LSI-në. Ndocaj e cilëson LSI-në parti pazaresh.

Ja platforma e Eduart Ndocajt për drejtimin e PS-së:

1 – Prishja e koalicionit me LSI.

LSI është krijuar si një parti për pazare dhe ego personale. Elektorati i LSI është i majtë. Nuk ka kuptim aleancë me elektoratin tonë. Ne duhet të hapim partinë që ata të rikthehen tek Partia e tyre. Kjo ftesë përjashton drejtuesit e LSI, të cilët e kanë thyer filozofinë e PS duke qeverisur me Berishën. Të gjithë të tjerët janë të mirëpritur të rikthehen tek PS, tek Partia më e madhe në vend.

2 – Rikthimi dhe respektimi i figurave të rëndësishme të PS në këto 20 vite, që u dëbuan nga PS. Kontributi i tyre dhe eksperiencat e tyre janë të rëndësishme për të vazhduar rrugëtimin politikë të partisë më të madhe në vend.

3 – Hapja e partisë

Partia duhet të jetë e hapur për çdo shqiptarë e sidomos për të rinjtë që duan të kontribuojnë tek PS. Hapja e partisë nuk duhet të jetë me kushte ideologjike apo me bërje biografish. Çdo i ri, pavarësisht bindjeve politike që ka pasur në të kaluarën është i mirëpritur të vij tek PS, të konkurrojë edhe për strukturat e larta drejtuese.

4 – Futja e konceptit të meritokracisë. Rritja politike e çdo anëtari të PS do të jetë mbi meritën. Pra, nuk do të katapultohet.

5 – PS, partia e te gjithëve. PS duhet të kthehet një kantiere i madh si për pranimet e burimeve njerëzore, po ashtu edhe për ide, propozime e vizione. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk do të ketë të drejtë të monopolizoje vizionet politike të PS dhe idetë për zhvillimin e PS.

6 – Demokratizimi i Partisë do të jetë i shenjtë. Askush nuk do të ketë të drejtë te censurojë askënd e të përjashtojë askënd. Disa pika të rëndësishme për demokratizimin:

a) Respektimi i zgjedhjeve periodike brenda strukturave të PS. Pas çdo katër vjet do të ketë zgjedhje për kryetarin e PS. Fitorja apo jo e zgjedhje për Pushtet Lokal apo Qendror nuk lidhjet me mandatin e Kryetarit e PS dhe nuk përbën asnjë kusht për të shmangur zgjedhjet.

b) Kufizimesh mandatesh. Nuk do të ketë më shumë se dy mandate rresht. Pra, askush nuk ka të drejtë pas konsumimit të dy mandateve rresht si kryetar i PS, të kërkojë për marrjen e një mandati të tretë.

c) Nuk do të ketë zgjedhje në Kongres për Kryetar me më ka me pak se dy kandidatë. Gara për PS duhet të jetë një garë e hapur për çdo anëtarë të PS.

7 – Dekriminalizim rrënjësor të strukturave apo forumeve drejtuese të PS.

8 – Transparenca e burimeve financiare dhe arkës së PS.

9 – Një pjesë e Kryesisë së PS do të jetë e rezervuar për drejtuesit e degëve të PS në Diasporë.

10 – Nuk mund e nuk duhet të konkurrojë për kryetar të PS çdo person anëtarë ka mbi 60 vjeç. Kriter i rëndësishëm për të ndarë të kaluarën me të tashmen.

Këto janë dhjetë shtyllat, ku do të bazohet manifesti politik i PS i propozuar nga kandidati z. Ndocaj,

Disa qëndrime në lidhje me Kongresin:

1 – Të gjithë Kongreset janë kongres zgjedhorë. Pra, ky kongres edhe pse 3 vjet me vonesë është dhe duhet të jetë kongres zgjedhor. Kandidatët për kryetar të PS duhet të prezantojnë kandidatura e tyre dhe platformat e tyre.

Ftoj edhe ikonat si Sërvet Pëllumbi të japin interpretimin e tyre në lidhje me Kongresin e 19 Marsit. Askush nuk mund ta personalizojë apo ta marr peng partinë më të madhe në vend.

2 – Mos politizimi i strukturave zgjedhore të Kongresit. Askush nuk do të ketë të drejtë politike të ndikojë në procesin zgjedhor të PS. Ndikuesit e vetëm janë socialistët me votën e tyre. Rezultati varet vetëm nga zgjedhësit dhe nga askush tjetër.

3 – Strukturat aktuale duhet të respektojnë e të presin çdo kandidat si kryetar potencial të PS deri në përfundimin dhe shpalljen e rezultatit final të dalë nga Kongresi.

4 – Duhet të jetë një Kongres edhe për ndryshime statusore.

Shënimë: Kandidimi i z. Ndocaj është çështje serioze, sepse bëhet fjale për një ndër angazhimet më serioze, atë konkurimit dhe drejtimit të partisë më të madhe në vend. Z. Ndocaj nuk është e nuk do të jete pjesë e asnjë loje, por do të jete zëri i socialistëve të thjeshtë dhe bazës së Partisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY