Ish-oficeri Ervin Dalipaj, i lirë: Kolegë të mi sajuan akuzën për vrasje...

Ish-oficeri Ervin Dalipaj, i lirë: Kolegë të mi sajuan akuzën për vrasje të Collakut

64
0
Shares

Ish-oficeri i policisë, Ervin Dalipaj, akuzuar nga policia se ka marrë pjesë në vrasjen e Gazmend Collakut është lënë i lirë pak orë pas arrestimit.

Në një intervistë për news24 ai mohoi akuzat ndaj tij ndërkohë që deklaroi se ditën vrasjes ka qënë nnë lokalin e një ish-kolegu. Vrasjen e Gazmend Collakut e ka maësura nga mediat ndërkohë që po qëndronte në një lokal në Tiranë. Qëndrimi im në Tiranë në momentin e vrasjes mund të verifikohet lehtësisht nga kamerat dhe telefoni që kam në përdorim, deklaron ai gjate intervistes.

Dalipaj akuzoi kolegë të tij në polici se kanë fabrikuar akuzën ndaj tij.

Lidhur me faktin se ditën e vrasjes eshte pare në Durrës, Dalipaj shpjegon se ishte atje për të dërguar Denis Shtrazën për të cilin tha se e ka mik.

Dalipaj ka qëndruar vetëm 10 orë në qeli dhe më pas është lënë i lirë

Ndërkaq edhe familjarë të Denis Shtrazës, personi tjetër i arrestuar me akuzën e vrasjes së Collakut hodhën poshtë përfshirjen e tij në atë vrasje. Në një intervistë për Tv Klan vëllai i Denisit, Ilia Shtraza mohon akuzat, duke pranuar se vëllai i tij e kishte mik Gazmendin dhe s’kishte pse ta vriste. Ai tha se me Collakun janë njohur në burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY