Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi sot lidhur me ngjarjen e trafikut të drogës ku u përfshinë edhe një grup prej 35 anëtarësh të FRESSH.
“Nuk ka horrllek me te madh se sa te mbulosh vendin me droge e te qeverisesh me trafikante.
Horrllek eshte kur ministri yt i jep makinen private trafikanteve, kur deputeti yt qe e ke bere pasha te jugut propagandon kanabisin, kur drejtuesit e policise emerohen nga klanet kriminale.
Ti dhe droga e trafiku i saj jeni ne simbioze perfekte, ndaj refuzove testin e saj.
Kete horrllek ia sherben ti si model te rinjve dhe te rejave te Fresh.
Askush nuk gezon nga kjo ngjarje, deshmi tronditese ku eshte katandisur vendi, me drogen biznes te miqve te tu me trafikantet qe i ke sjelle deri ne parlament.
Ti je pergjegjes e askush tjeter per kete drame te vendit. Pergjegjes qe ngrefesh si kokosh me fatkeqesite e qytetareve. Por dita e gjykimit po afron”, deklaron Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/