Deputeti i PD-së, Genc Pollo deklaroi sot se duhet të jepen shpjegime rreth arrestimit të Spiro Kserës. Pavarësisht deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani në të cilën theksohej se PD mbështet hetimin, deputeti Genc Pollo arsyeton se arrestimi mund të ketë qenë i panevojshëm.
“Dyshimet ndaj z. Spiro Ksera duhet të hetohen, akuzat ndaj tij duhet të provohen nga prokuroria. Gjykata duhet të aplikojë ligjin me paanësi.
Por edhe arrestimi lipset të shpjegohet! A ishte z. Ksera rrezik për rendin e sigurinë publike, për prishjen e provave të hetimit apo për fshehje nga drejtësia?”, deklaron Pollo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/